Fjalë Kyçe

Si e sheh garën për titull në Premierligë? Flet Klopp

Si e sheh garën për titull në Premierligë? Flet Klopp

Jurgen Klopp është i bindur që gara për titullin në Premierligë nuk do të jetë përsëri mes vetëm dy ekipeve, por beson se Manchester City është skuadra për t’u mposhtur, transmeton zeri.info.
Liverpooli mbeti prapa Cityt në edicionin e kaluar, duke përfunduar me vetëm një pikë prapa ekipit të Pep Guardiolas dhe duke grumbulluar plot 98 pikë.

Kur u pyet se a do të jetë Premierliga e ngjashme me edicionin 2018/2019, Klopp u përgjigj: “Sigurisht që jo. Ishte një garë dypalëshe në vitin e kaluar, por fatkeqësisht ka shumë klube të mira në këtë garë. Mendoj se madje edhe City e sheh kështu. Ata janë favoritë të mëdhenj dhe të gjithë të tjerët duan t’i mposhtin ata dhe ne jemi njëra prej këtyre skuadrave”.