Fjalë Kyçe

Si nëpër filma: Persona të armatosur e ndalojnë veturën dhe ia grabisin portofolin viktimës

Si nëpër filma: Persona të armatosur e ndalojnë veturën dhe ia grabisin portofolin viktimës

Tre persona të panjohur, nën kërcënimin e armës, e kanë ndalë dhe ia kanë grabitur portofolin një personi në Shkabaj të Prishtinës, derisa ai ishte duke lëvizur me veturë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:20, kur sipas viktimës,  derisa ai ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën  i kanë grabitur  portofolin me dokumente personale.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë  është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.

Vetura e djegur dhe vetura  e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar.