Fjalë Kyçe

Si parashihet me ligjin e ri bartja me veturë e fëmijëve dhe personave që s’janë të aftë t’i kontrollojnë veprimet?

Si parashihet me ligjin e ri bartja me veturë e fëmijëve dhe personave që s’janë të aftë t’i kontrollojnë veprimet?

Në Ligjin e ri për Rregullat në Trafikun Rrugor që ka hyrë në fuqi nga 03.04.2024, një nen i dedikohet bartjes së fëmijëve dhe personave të paaftë për t’i kontrolluar veprimet në veturë.Në paragrafin e parë të nenit 189 parashihet që personi nën moshën 12-vjeçare, si dhe personi që nuk është i aftë të kontrollojë veprimet e veta, nuk mund të ulet në ulësen e përparme.Personi deri në 3- vjeç mund të bartet në ulësen e përparme nëse transportohet në ulësen e sigurisë- e kthyer nga ana e kundërt e lëvizjes së mjetit, kur mjeti nuk ka ose e ka të shkyçur “airbegun”.Rregulli tjetër i paraparë me paragrafin 2 e përcakton që personi më i shkurt se 135 cm mund të bartet i lidhur me rrip në ulësen e sigurisë përkatëse për fëmijë, e cila “është e instaluar në automjet në përputhje me deklaratën e prodhuesit të mjetit, apo prodhuesit të ulëses së sigurisë, përveç në automjetet për transport publik të udhëtarëve”.Përjashtimisht, fëmija mbi moshën 4-vjeçare mund të bartet duke përdorur rripin e sigurisë të automjetit me përdorimin e shtresës të sigurisë të paraparë, nëse lartësia e personit lejon lidhje të sigurt dhe nëse në vendin ku ulet personi ekziston mbështetësi i kokës.

Me rregullat e sipër përshkruara, obligimi për ulëse dhe rrip të sigurisë nuk zbatohet në rastin e bartjes së një personi më lartësi nën 135 cm në ulësen e automjetit, për të cilin, sipas rregulloreve në fuqi, nuk ka nevojë të ketë rripin e sigurisë, përkatësisht lidhje për fiksim të rripit të sigurisë.Nëse fëmijët janë nën përkujdesin e personit të moshës madhore që nuk është i ulur në ulëset e përparme të mjetit, përkatësisht nëse mbahet në prehër apo në duar të këtij personi, lirohet nga detyrimi për ta përdorur ulësen e sigurisë për fëmijë, përcakton më tutje ligji.Standardi dhe përdorimi i ulëses së sigurisë për fëmijët duhet të jetë në përputhje me direktivat e BE-së.Në rast se këto rregulla nuk zbatohen, shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind 200 euro.Të njëjtit do t’i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 3 muaj, si dhe 2 pikë negative.

Dënime do të ketë edhe për personin e ulur në ulësen e përparme të mjetit i cili do të dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 200 euro.I njëjti ligj thekson se pavarësisht moshës në asnjë rrethanë nuk guxon të bartet asnjë person ne prehrin e shoferit në timon gjatë drejtimit të mjetit.Në rast se vepron kundër këtij rregulli shoferi do të dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 400 euro.Të njëjtit do t’i shqiptohet edhe masa mbrojtëse- ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 6 muaj, si dhe 5 pikë negative.