Fjalë Kyçe

Si përcaktohet nëse një foshnje do të jetë vajzë apo djalë? Sqaron gjinekologu Memli Morina

Si përcaktohet nëse një foshnje do të jetë vajzë apo djalë? Sqaron gjinekologu Memli Morina

Gjinekologu Memli Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me shëndetin riprodhues, ciklin menstrual, ovulimin, e çështje tjera.

Morina ka sqaruar po ashtu se si përcaktohet gjinia e një bebe, nëse do të jetë vajzë apo djalë.

“Ne i kemi 46 kromozome dhe prej atyre dy janë seksuale, X dhe Y. Gruaja i ka 23 kromozome seksuale dhe burri 23 dhe kur bashkohen bëhen 46….

Gruaja strukturën e qelizave seksuale e ka gjithmonë 23 X, e ka vetëm kromozomin X.

Burri prodhon dy lloje të qelizave edhe X edhe Y. Janë me miliona qelizave dhe statistikisht gjysma janë X dhe gjysma Y dhe është teori gjase se cila prej qelizës mashkullore do të takohet me qelizën vezë të gruas që është gjithnjë X.

Nëse bashkohet qeliza X e babait të ardhshëm me qelizën X të gruas atëherë do të jetë gjinia vajzë.

Nëse bashkohet qeliza Y e babait të ardhshëm me qelizën X të gruas atëherë do të jetë gjinia djalë”, tha ai.

Gjinekologu Morina tutje theksoi se qelizat mashkullore janë më të ndjeshme dhe aftësia e tyre e fekondimit e qelizës vezë bie me kalimin e orëve.

“Është një teori se nëse ka marrëdhënie afërsisht në ditën kur ndodh ovulacioni do të ketë më shumë qeliza Y, por prapë është gjasë nuk është që ka filtrim të qelizave në mënyrë që të ndodh gjinia e preferuar”…, u shpreh Morina.