Fjalë Kyçe

Si përfunduan të vdekur në një dhomë 17-vjeçarja dhe 58-vjeçari në Pejë? – Zbulohen detaje të reja

Si përfunduan të vdekur në një dhomë 17-vjeçarja dhe 58-vjeçari në Pejë? – Zbulohen detaje të reja

Një burrë 58 vjeç dhe një vajzë 17-vjeçare janë gjetur pa shenja jete dje rreth orës 17:00 në një shtëpi në Vitomiricë të Pejës.

Dyshimet e para janë se burri ka vrarë vajzën 17 vjeçare e pastaj edhe vetën.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta brenda Prokurorisë rrethanat se si 17-vjeçarja A.R. dhe 58-vjeçari R.B. u gjetën të vdekur në shtëpinë e këtij të fundit.

Siç mëson Sinjali, Policia fillimisht ishte njoftuar se 17-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia gjatë natës dhe nuk i dihej vendndodhja. Pasi u ishte thënë se ajo mund të gjendej në shtëpinë e fqiut 58-vjeçar, Policia shkoi aty dhe në njërën prej dhomave i gjeti të vdekur të dy.

Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestruan një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 milimetërsh.

Megjithatë, në raportin e Policisë rasti nuk është cilësuar si vrasje, por si “hetim i vdekjes”.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.