Fjalë Kyçe

Si qëndroi tri vite në tenderim rruga “Muharrem Fejza”

Si qëndroi tri vite në tenderim rruga “Muharrem Fejza”

Nga 2019-ta e deri në fund të 2021-ës ka qëndruar në tenderim asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në kryeqytet.

Sipas Halil Fejziut, zyrtar i lartë për ndërtim në drejtorinë e investimeve kapitale kjo ka ndodhë për shkak se kompanitë janë ankuar në OSHP për tenderin, raporton Klan Kosova.

Së fundmi, kjo rrugë është ri-shtruar mirëpo ka hasur në probleme, meqë ditëve të fundit asfalti i saj është parë duke u prerë.