Fjalë Kyçe

Si u bë që Ronaldo dhe Messi refuzuan të luanin së bashku në ofertën ‘stratosferike’ nga Arabia Saudite

Si u bë që Ronaldo dhe Messi refuzuan të luanin së bashku në ofertën ‘stratosferike’ nga Arabia Saudite

Cristiano Ronadlo dhe Lionel Messi e kishin shansin që të luanin së bashku në një skuadër në një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Fillimisht, ylli portugez i ishte kërkuar që të bënte më shumë promovime për vendin, e që nga aty do të përfitonte mbi gjashtë milionë euro në vit, përjashtim nga paga tejet e lartë.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, 35-vjeçari ishte në një takim me disa përfaqësues nga Arabia Sauditë, mirëpo ai e kishte refuzuar menjëherë.

Si pjesë e marrëveshjes, Ronaldo do të ishte paraqitur në disa bilborde si promovim i vendit për të sjellë më shumë vizitorë.

Medmiumi britanik raporton më tej se një gjë e tillë i ishte ofruar edhe Messit, mirëpo dhe 33-vjeçari e kishte refuzuar një kalim të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që nga Arabia Suadite duan që yjet të futbollit të promovojnë sportin më të ndjekur në botë në vendin e tyre.

Madje, vendi kishte organizuar edhe Superkupën e Spanjës në vitin 2020, e që aty gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte pranuar ofertën.

Në Arabinë Sauditë janë duke tentuar që të lansojnë fushatën “Viztojeni Saudinë”, mirëpo është kritikuar rënë, pasi aty ka akuza se po shkelën të drejtë njerëzore, me punëtorët që punojnë në kushte të rënda.