Një grup studentësh që po festonin diplomimin e tyre jashtë vendit, u mashtruan keq pasi vila e tyre luksoze doli të ishte një ndërtesë e braktisur.
Duke paguar secili rreth 700 dollarë për shoq, ata prisnin të gjenin kushte komode me një pishinë private në oborr dhe pamje të mrekullueshme drejt detit.
Por kur ata mbërritën, shtëpia kishte një makinë larëse të thyer jashtë në oborr, dritaret e lëshuara dhe pishina ishte e gjelbër dhe bosh.
Gjithashtu nuk ishte në fshatin që mendonin se do të ishte, por në një vend të largët tetë milje larg nga adresa e shpallur në internet.
Studenti i Kriminologjisë Rachael tha se grupi ishte i sigurt se çdo gjë ishte në rregull përpara se të fluturonin më 9 qershor për që qëndruar gjashtë ditë.
22-vjeçari tha: “Ne ishim vërtet të ngazëllyer për të ikur dhe patëm rezervuar udhëtimin tonë në mars.
“Por kur arritëm në Villa Veronica në Bullgari për të pare vendin ku do të rrinim pamë se ishte e braktisur dhe e demoluar”.
Studentët do të diplomohen këtë verë nga Universiteti i Portsmouthit në Britaninë e Madhe.
Ata thanë se u detyruan të dain të shohin për ndonjë hotel afër pasi faqja e rezervimit të udhëtimit ofronte alternativa të dobëta.