Fjalë Kyçe

Si u njoh Fifi me Adis Patushin

Si u njoh Fifi me Adis Patushin

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushi.

Ka qenë pikërisht ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa që i ka prezantuar. I ftuar në “Glamour zone”, ai ka zbuluar se Adisin e ka kushëri dhe janë rritur bashkë. Modeli u shpreh se ka qenë ai që i ka prezantuar, ashtu siç ka bërë me çdo banor tjetër të “Big Brother”, madje nuk e priste që gjërat mes tyre të arrinin këtu.

“Mua më pëlqen komunikimi mes tyre, dhe unë Adisin e shikoj shumë të lumtur, dhe kjo më bën mua edhe më të lumtur. Edhe Fifin e shoh të lumtur dhe për mua nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh Kledi.