Fjalë Kyçe

Siguria kibernetike në FSK, Mehaj: Jemi plotësisht të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo tentative

Siguria kibernetike në FSK, Mehaj: Jemi plotësisht të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo tentative

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet kibernetike, si dhe masat preventive dhe reaguese, janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shkruar se operatorët e FSK-së në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.

“Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj. Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike.Fushata e informimit dhe vetëdijësimit nga ekspertë tanë, për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masat preventive dhe reaguese, është sistematike.
Për këtë, operatorët tanë, në gjithë sistemin e KTI-së, janë plotësisht të gatshëm në mbrojtjen dhe kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative.”, ka shkruar ai.