Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka arritur të sigurojë 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID. Këtë Zemaj e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid”, ka shkruar Zemaj.
Ministri në detyrë ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave antiCOVID.
“Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj.