Fjalë Kyçe

Simeone: Gjendemi në një situatë ku dy skuadra luftojnë për titullin në ditën e fundit, kjo është La Liga!

Simeone: Gjendemi në një situatë ku dy skuadra luftojnë për titullin në ditën e fundit, kjo është La Liga!

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur për titullin e La Ligas.

Atletico Madridit i duhet vetëm një fitore për të fituar titullin në La Liga me Real Madridin i cili është vetëm dy pikë mbrapa dhe ka fituar dy duelet kundër “Los Colchoneros” gjë që do të llogaritet në rast se skuadrat mbesin me pikë të barabarta në fund.

Atletico do të përballet me Real Valladolid dhe Reali do të ketë përballë skuadrën e Villarealit në kuadër të xhiros së fundit të La Ligas.

Simeone duke folur për “Marca”, deklaroi se ata do të bëjnë gjithçka për të fituar këtë ndeshje, por se “Los Colchoneros” duhet të përshtaten në këtë takim dhe të gjejnë mënyrat për ta lënduar Valladolidin, transmeton lajmi.net.

“Jemi duke punuar për të përfunduar punë në ndeshjen me Valadollit”, tha ai.

“Kundër një kundërshtari që luan për interesat e tij ne do të duhet të mundohemi që të gjejmë mënyra ti lëndojmë”, tha Simeone.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë në të cilin të gjithë kemi kaluar nëpër shumë situata të vështira për të arritur këtu. Tani e gjejmë veten në ditën e fundit me dy skuadra që luftojnë për titullin. Kjo është La Liga”, përfundoi Diego Simeone./