Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është sulmuar nga tifozët e Manchester Unitedit gjatë daljes së tij nga stadiumi “Old Trafford”.
Skuadra spanjolle sonte mposhti “Djajtë e Kuq” me rezultatin 0:1, duke siguruar kalimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Simeone bëri një vrapim të shpejtë drejt daljes sapo u dëgjua fishkëllima e fundit nga gjyqtari, veprim të cilin argjentinasi e ka të zakonshëm tashmë, përcjell express.
Mirëpo, gjatë vrapimit drejt tunelit, trajneri i Atletico Madridit u vu në shënjestër nga një pjesë e tifozëve anglezë, të cilët hedhën shishe në drejtim të tij.
Diego Simeone nuk ndaloi për të reaguar dhe e vazhdoi rrugën e tij.