Fjalë Kyçe

Sindikata e Policisë i shkon në takim Ministrit Sveçla, do t’ia dorëzojnë 14 kërkesat

Sindikata e Policisë i shkon në takim Ministrit Sveçla, do t’ia dorëzojnë 14 kërkesat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Kjo e fundit do t’ia dorëzojë Ministrit Sveçla 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera lidhur me kushtet e tyre të punës.

Takimin e orës 11:00 ditën e djeshme e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net vetë Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

Kurti fishkëllehet gjatë një fjalimi për rininë, mbrojtja e afërt nxjerr nga salla aktivisten
Të shtunën e 9 dhjetorit, njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë këtu njësitë speciale, hetues të departamenteve të ndryshme ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre të kategorizimit të shtesave dhe rrezikshmërinë.

Data 9 dhjetori shënoi protestën e dytë të organizuar për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës plotësimin e kërkesave të rrezikshmërisë dhe shtesave të tjera.

14 Kërkesat e policisë janë:

1 Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi siç janë: Veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

2. Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë e përhershme dhe të mos varet nga një vend apo lokacion i caktuar si dhe kërkojmë që shtesat e rrezikshmërisë në punë të jenë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision që të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave të rrezikshmërisë.

3. Përfshirja e disa njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës.

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare i njëjtë me ligjin për FSK-në.

5. Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit për buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore për mbulimin e shpenzimeve për barna dhe shërbime tjera.

6. Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së që janë lënduar gjatë detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond ose të caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit.

7. Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike.

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e PK-së, dhe jo në mënyrë selektive.

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë.

10. Shtesa për fundvit në vlerën e një page për të gjithë ata që kanë treguar përformancë të mirë gjatë fundvitit.

11. Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kualifikmit shkollor.

12. Të rikthehen tre paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen.

13. Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë.

14. Përkujdesja për mirëqenie për pjesëtarët e PK-së që kanë rënë ose lënduar gjatë detyrës zyrtare si p.sh; shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët ose anëtarëve të ngushtë, sigurimi i vendbanimit nëse nuk kanë.

Ne jemi të gatshëm për të diskutuar dhe shpresojmë që qeveria të ketë mirëkuptim e të na thërrasin në takim.