Fjalë Kyçe

Sindikata e Policisë kërkon dënim meritor ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët policorë

Sindikata e Policisë kërkon dënim meritor ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve kundër Policisë së Kosovës.

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar dënime meritore ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët policorë.

Sindikata e Policisë përmes reagimit ka thënë se ata që e sulmojnë policinë, kanë sulmuar shtetin e Kosvës.

“Një rast i tillë ndodhi me datë 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit sulmohen zyrtarët policorë, të cilët marrin lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagim transmeton express.

Tutje nga kjo sindikatë kanë kërkuar që organet e drejtësisë të dënojnë të gjithë ata që sulmojnë polivinë.

Sindikata e Policisë ka thënë se Policinë e Kosovës është gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror.