Fjalë Kyçe

Sindikata e Postës së Kosovës, akuzon menaxhmentin për përhapjen e Covid-19

Sindikata e Postës së Kosovës, akuzon menaxhmentin për përhapjen e Covid-19

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit dhe bordin e kësaj ndërmarrje për mos menaxhim të situatës me Covid-19 në këtë ndërmarrje.

Sipas tyre papërgjegjësia totale e menaxhmetit të ri,  duke dhënë vet shembull për mos përdorim të maskave, e ka sjellur situatën deri në këtë pikë.

“Kjo fatkeqësi e tmerrshme ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë totale të menaxhmentit dhe Bordit të përkohshëm të Drejtoreve, qe nga koha kur ka filluar punën ky UD kryeshefi ekzekutiv Salih Morina, jo vetëm që nuk janë zbatuar masat, kërkesat dhe sugjerimet e IKSHP-se dhe Qeveris por është bëre e kundërta. Këta zyrtare të lartë edhe vete kane dhënë shembull duke mos përdorur maska, as duke mos respektuar distancën fizike as minimalisht”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Tutje thuhet se infektimi i një numri kaq të madh të punëtorëve fatkeqësisht edhe anëtarëve të familjeve të tyre, i ka shokuar ata, meqë tani janë edhe dhjetëra persona të tjerë që vazhdojnë të qëndrojnë në ankth e presion psikik deri në marrjen e rezultateve.

Nga tërë kjo situatë e krijuar, sindikata kërkon që të dorëhiqet menaxhmenti dhe bordi i Postës.

“UD dhe Bordi dështuan ta menaxhojnë situatën edhe pas rastit të parë me korona virus. Edhe tash e tutje janë duke keqmenagjuar ne dem të shëndetit të punëtoreve. Dështimi i juaj UD KE dhe i juaji drejtoreve të Bordit na ka shkaktuar dhimbje e traum duke ju nënshtruar terrorit psikologjik për vete e për familjaret . Veprimi i pare qe duhet të bëni është Dorëheqja juaj e menjëhershme. Urgjente. A duhet me vdekur dikush, për me dhëne përgjegjësi te paktën morale?!”, thekson komunikata.

Deri me tash janë 25 punëtor të Postës së Kosovës, të cilët janë të prekur me Covid-19.