Fjalë Kyçe

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të premten, kërkon pagën e 13-të

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të premten, kërkon pagën e 13-të

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës të premten do të mbajë protestë para Ndërtesës së Toskanës në Prishtinë, me fillim prej orës 11:00 deri në 12:00.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate, janë pesë arsye që çojnë në këtë veprim, e njëra prej tyre është kërkesa për pagën e 13-të.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Korpoarata Energjetike e Kosovës kompani ma e fuqishme në vend por me plot mos respekt për punëtoret.
Perveq se nuk ka bonus për kohë pandemie e ndanë 10 milion divident për aksionarin por jo edhe pagën e 13-të për punëtroin, madje as ligjin e punes dhe marrëveshjen koletive nuk e respekton.

Shkeljet nga Ligji ii punës
1.Në rastin kur punëtori i ndërrohet vëndi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore;
2.Pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndrrime mbrenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla si dhe nuk paguhen 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.
3.Me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik;

Kurse pikat nga marrëveshja kolektive të cilat nuk kerkojnë kosto të lartë janë:

1.Një (1) ditë pune, për ndërrimin e vendbanimit të punëtorit, gjegjësisht, familjes së punëtorit; deri në tri (3) ditë pune, për fatkeqësitë elementare;

2..Nëse i punësuari, nuk i arrin rezultatet e përcaktuara në Kontratën Punës, pa fajin e tij, atij i takon 100% të pagës bazë ,për shembull te ne kur muaj i ka më pak se 22 ditë pune nuk e arrin pagën bazë.
4.Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë, në lartësi prej 50%.
5.Në rastin vdekjes së anëtarit të familjes së ngushtë të punëtorit të kanë drejt për ndihmë solidare nga dy paga.

Nënkryetari i Sindikatës së Re KEK N.LL