Fjalë Kyçe

Sipas Gjinit, Kurti qëllimshëm nuk ia dha Thaçit emrin e mandatarit

Sipas Gjinit, Kurti qëllimshëm nuk ia dha Thaçit emrin e mandatarit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dashur t’ia jap emrin e mandatarit presidentit Hashim Thaçi.

Ai në DESKU-n e Kohës ka deklaruar se Kurti ka dashur të qëndrojë permanent në Qeveri ose të shkojë në zgjedhje.

“Nuk është kulturë politike me e ditë që presidenti ka të drejtë me ja dhënë dikujt mandatin, dhe partia e parë me thënë që nuk ka të drejtë. Logjika e shëndoshë tregon qartë se ata nuk duan t’ia japin emri”, ka thënë ai.

Ai thotë se nëse duan që shteti të funksionojë, presidenti duhet menjëherë ta kërkojë emrin e mandatarit, të mos presë 10 apo 15 ditë.

Gjini shton se nëse Kushtetuesja vendosë kohë për zgjedhjen e mandatarit, do të krijonte provizion kushtetues, sipas të cilit, një gjë e tillë nuk ekziston.

“Që të funksionojë shteti, presidenti duhet ta kërkojë emrin e mandatarit menjëherë, jo pas 10 ose 15 ditëve dhe menjëherë ta dekretojë tjetrin. Unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese mundet me vendosë kohë sepse krijon provizion kushtetues që nuk ekziston”, ka thënë ai.

Nënkryetari i AAK-së ka kërkuar që politikanët në vend të kulturohen politikisht, pasi që sipas tij, gjithmonë mund të gjendet arsye për abuzim.