Situata alarmante mes Rusisë e Ukrainës ka bërë që SHBA-të të bëjnë një paralajmërim që sulmet ruse mund të fillojnë këto ditë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Megjithëkëtë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se mbetet ende e paqartë nëse Vladimir Putin ka dhënë përfundimisht urdhrin e tij, duke shtuar se pritet një telefonatë mes Joe Biden dhe homologut të tij rus, Putin.
Ai tha se inteligjenca amerikane besonte se një sulm i shpejtë ndaj Kievit ishte gjithashtu një mundësi dhe se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një pushtim përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin më 20 shkurt.