Një zjarr i madh që ka shpërthyer në Krasu të Sllovenisë vazhdon të përhapet pavarësisht përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve për ta shuar nga ajri, shkruan SloveniaTimes.
Situata mund të qetësohet javën e ardhshme, kur meteorologët presin të ketë reshje në zonë.
Rreth 800 zjarrfikës kanë qenë në terren gjatë mbrëmjes së djeshme, për ta penguar përhapjen e zjarrit dhe shuarjen në vatra të vogla.
Për shkak të tymit të madh, banorët e 10 fshatrave u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Sllovenët po shpresojnë te meteorologët që parashikuan reshje gjatës javës së ardhshme, për t’i dhënë fund situatës së vështirë me të cilën po përballen qe shtatë ditë.