Fjalë Kyçe

Situatë alarmante me pandeminë në Serbi

Situatë alarmante me pandeminë në Serbi

58 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, si pasojë e COVID-19.

Së fundi janë konfirmuar dhe 5 mijë e 809 raste të reja të të prekurve me këtë virus.

Aktualisht janë 8 mijë e 106 pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtohen në spitale, nga të cilët 278 janë në oksigjenoterapi.

Serbia është një prej vendeve me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.