Turqia ka regjistruar 30 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Turqi ka arritur në 506 mijë e 966 të infektuar, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 190 persona, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 13 mijë e 936.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 mijë e 593 pacientë duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 409 mijë e 320. Numri i pacientëve në gjendje kritike qëndron në 5 mijë e 303 pacientë.
“Ne nuk duhet të harrojmë që masat paraprake, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, shpëtojnë jetë,” tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke nxitur publikun të ndiqte masat COVID-19 dhe të qëndronte në shtëpi.