Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kriza e emigrantëve po çon drejt një përplasje diplomatike mes Polonisë, Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Ditët e fundit, mijëra emigrantë nga vendet e treta kanë mbërritur në kufirin polako-bjellorus, të cilët në përpjekje për të kaluar për në perëndim të Europës kanë shkatërruar me lopata e mjetet të tjera të forta gardhin e ngritur nga autoritetet polake.
Situata është dramatike, nisur dhe nga videot e fundit të përhapura online dhe për këtë arsye Varshava zyrtare ka vendosur të rrisë prezencën e policisë dhe rojeve kufitare, ndërsa fqinjët lituanezë po mendojnë të shpallin gjendjen e emergjencës në kufi me Bjellorusinë, përcjell A2cnn.
BE akuzon Minskun për inkurajimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që të kalojnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë, si një formë hakmarrje për sanksionet perëndimore ndaj qeverisë së Presidentit Alexander Lukashenko.