Fjalë Kyçe

Situatë kaotike – 25 nxënës në spital, probleme me frymëmarrjen (Video)

Situatë kaotike – 25 nxënës në spital, probleme me frymëmarrjen (Video)

Situatë kaotike në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Dhjetëra nxënës të gjimnazit kanë mbërritur me ambulancë në spital, pasi kanë pasur probleme në frymëmarrje.

Në gjimnazin “Janaq Kilica” është përsëritur situata e para pak ditësh ku disa nxënës shfaqen probleme me frymëmarrjen gjatë zhvillimi të një orë mësimi në lëndën e Biologjisë.

Numri i nxënësve që kanë mbërritur deri tani në spital është rreth 25.

Ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të vijnë dhe sjellin nxënës tjerë.

Këtë radhë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës.