Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive me armë në Philadelphia gjatë të shtunës mbrëma.
Policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, kur panë se një burrë po qëllonte mbi një turmë njerëzish.
Efektivët e policisë qëlluan tre herë mbi autorin, por ai arriti t’ja mbathë, ndërsa gjeti dy armë, në vendngjarje.
Shtatë persona u transportuan në Spitalin Universitar Thomas Jefferson me lëndime nga të shtënat, tha një zëdhënës i spitalit, teksa njëri humbi jetën rrugës.
Ndërsa të lënduarit e tjerë u transportuan në dy spitale të tjera të zonës.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në Filadelfia, pasi jo më larg se të premten një ngjarje tjetër me të shtëna la persona të plagosur ndërsa një grua shtatzënë humbi jetën.
Gjithashtu Kjo është ngjarja e fundit e rëndë në SHBA, ku një person hap zjarr ndaj qytetarëve, vetëm pak ditë më parë presidenti Joe Biden doli në një konferencë pikërsht me qëllimin për të ndaluar ngjarje të tilla, pas asaj në Uvalde të Teksasit, apo Buffalo të New York.