Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, i ka dhënë fund solidarizimit me kosovarët që janë pa viza.
Para një viti ai e mori vendimin që ta kthejë pasaportën e tij në ministri dhe të heqë dorë nga udhëtimet jashtë shtetit, si shenjë proteste dhe solidarizimi me qytetarët e vendit tonë për shkak të mos liberalizimit të vizave.
Këtë ai e bëri edhe duke e pasur parasysh që do t’i kushtonte me humbje të parave, sepse është shumë i kërkuar nëpër koncerte jashtë shtetit dhe rrjedhimisht kështu fitonte edhe shuma të majme parash.
Megjithatë, tani pas një viti, ai iu rikthye këndimit për shqiptarët e diasporës dhe këtë e bëri të ditur me anë të postimeve në Instagram.