Fjalë Kyçe

S’ka të ndalur ylli i Kosovës, një tjetër gol me peshë në Turqi

S’ka të ndalur ylli i Kosovës, një tjetër gol me peshë në Turqi

Sulmuesi kosovar i Rizesporit, Vedat Muriqi vazhdon më formën e tij të shkëlqyer në Turqi.

Muriqi, i cili është pjesë e Rizesporit,  ka qenë protagonist në barazimin e skuadrës së tij kundër Alaniaspor, sfidë kjo që u mbyll baras 1-1.

Kjo përballje ka dhënë një sfidë tejet interesante, edhe pse u mbyll baras 1-1, një pikë të cilën skuadrës nikoqire ia siguroi reprezentuesi i Kosovës.