Fjalë Kyçe

S’ka virus?! Pritje të gjata në Morinë për t’u kthyer në Kosovë

S’ka virus?! Pritje të gjata në Morinë për t’u kthyer në Kosovë

Edhe pse Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me koronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri.

Fluksi i makinave është shqetësues dhe ngre alarmin edhe një herë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve./A2