Fjalë Kyçe

Skandal/ Abuzim seksual, nënkampionia e Europës në not denoncon babain e saj

Skandal/ Abuzim seksual, nënkampionia e Europës në not denoncon babain e saj

Akuza të rënda nga notarja Liliana Szilagyi. Nënkampionia e Europës e vitit 2016 akuzoi babanë e saj në një postim në Instagram se e kishte abuzuar për vite me radhë.

“Pas 25 vitesh jam gati të them fjalët më të vështira që kanë ekzistuar ndonjëherë për mua. Pas kaq shumë dhimbjesh dhe mundimesh, do të ngrihem, dhe megjithëse e di që tema është shumë e diskutueshme, do të jap mendimin tim sepse është e nevojshme”, shkruante 25-vjeçarja në postimin ku denonconte babain e saj, Dr. Zoltan Szilagi, i cili është avokat e njëkohësisht një trajner noti, që e kishte abuzuar “fizikisht, emocionalisht, seksualisht” që kur ishte fëmijë.

“Nëse nuk do të merrja rezultatet që prisja, injorohesha, ose më jepeshin dënime të ndryshme. Nuk lejohesha asnjëherë të kisha një mendim të pavarur, një opinion apo objektiv që vendosja vetë”, shkruante sportistja e cila bëri emër në garat e stilit flutur.

“Në mënyrë konstante dhe të paparashikuar, kurdo që e shihte ai të arsyeshme, ai argëtohej duke ushtruar fuqinë që kishte mbi mua. Qoftë kjo nëpërmjet dhunës fizike, kërcënimit, duke mohuar dashurinë dhe vëmendjen prindërore apo nëpërmjet abuzimit seksual”, theksonte sportistja e cila që pas vitit 2016, kur mori medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian, arriti të shkëputej nga babai i saj, përcjell dosja.al. Ajo bëri të ditur se fliste tani pasi motra e saj e vogël, Gerda, e cila ishte gjithashtu një notare, vazhdonte të jetonte me babain e saj.