Fjalë Kyçe

Skandal/ Mësuesi i dënuar për pedofili e ngacmim seksual rikthehet të japë mësim

Skandal/ Mësuesi i dënuar për pedofili e ngacmim seksual rikthehet të japë mësim

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”.

Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “Fizikës” dhe “Informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla, largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës, e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR.

Vetë nxënësit e shkollës shprehen se janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi siç shprehet një vajzë, mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis.

Nxënësit deklarojnë se, ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

“Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambienteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër./oraanews