Fjalë Kyçe

Skandal: Në Kuvend transmetohet kënga e Nexhmije Pagarushës, të cilën ajo kërkoi të mos lëshohet

Skandal: Në Kuvend transmetohet kënga e Nexhmije Pagarushës, të cilën ajo kërkoi të mos lëshohet

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën nën tingujt e muzikës së së ndjerës Nexhmie Pagarusha, por kjo që është një lloj i skandalit të vet pasi e ndjera Pagarusha ka kërkuar të ndalohet transmetimi i asaj kënge.

Nexhmije Pagarusha sa ishte gjallë, kishte trokitur në dyert e televizioneve dhe medieve ku kishte kërkuar ndalimin e transmetimit të këngës dhe videoklipit të këngës ‘Baresha’, këngë kjo që u transmetua sot në Kuvend.

“Kam shkuar në televizione dhe kam kërkuar që të mos transmetohet dhe kanë pasur mirëkuptim”, ka thënë Pagarusha, pa pranuar të zbulojë arsyet e kësaj kërkese. “Arsyet nuk mund t’i jap tani”, kishte thënë ajo pa treguar arsyet në vitin 2012.

Edhe pse ka pritur pesë dekada për të parë videoklipin e kryehitit ‘Baresha’, bilbili i Kosovës nuk ka lejuar më shumë se dy muaj transmetimin e tij, mirëpo në Kuvend nuk u respektua vendimi i saj.

Kujtojmë se televizionet dhe mediet patën ndaluar transmetimin dhe publikimin e kësaj këngë duke respektuar vendimin e të ndjerës Pagarusha.