Fjalë Kyçe

Skandali me biletat, Ejupi: Dikush duhet të jap llogari

Skandali me biletat, Ejupi: Dikush duhet të jap llogari

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se dikush duhet të jap llogari për mjetet e fituara nga ndeshjet e zhvilluara në Kosovë.

Ish zëvendëssekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, javë më parë publikoi shifrat e biletave të shituara nga ndeshjet e Kosovës, ku sipas tij vetëm një numër i vogël janë shitur online.

Vetëm në ndeshjen Kosovë – Angli janë shitur 2939 apo 15% në sistemin online, teksa 7783 bileta janë marrë me porosi nga FFK derisa 1883 janë dhënë falë.

(Dokumenti lidhur me shitjen e biletave i zbuluar nga Arianit Ahmeti).

E lidhur me këtë së fundmi ka folur edhe Presidenti i klubit më të madh në Kosovë, i cili tha se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është diçka e patolerueshme.

“Nëse është e vërtetë ‘skandali i biletave’ për ndeshjet e Kosovës, atëherë është e patolerueshme” – tha ai në ‘Rock n’Roll Football’.

“Janë bërë 30 ndeshje prej se jemi pranuar, duhet të jap dikush llogari për mjetet se ku janë ato” – deklaroj mes tjerash Ejupi.