Fjalë Kyçe

Skandaloze: Kështu u liruan qytetarët nga karantina që kishin ‘të njohshëm’

Skandaloze: Kështu u liruan qytetarët nga karantina që kishin ‘të njohshëm’

Pas vetëvrasjes së 26 vjeçarit gjatë ditës së djeshme, reagime të shumta erdhën për mënyrën se si trajtohen të izoluarit brenda Qendrës së Studentëve, dhe se si një numër i konsiderueshëm i tyre po del nga qendra përmes lidhjeve të ndryshme.

E dalja e këtyre qytetarëve të cilët ishin karantinuar dhe vendosur në këtë qendër, u publikua në video të ndryshme nga ku shiheshin disa nga ta duke lënë karantinën.

Këto video nxitën reagime të shumta, e pakënaqësi të mëdha për gjendjen e krijuar dhe se si  po ‘’privilegjohen’’ persona të ndryshëm , duke u larguar nga karantina vetëm nëse njohin dikë ose kanë dikë të afërt që do ua mundësonte këtë gjë.

Dje, qytetari nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i një konvikti në Prishtinë. E për vdekjen e tij tani po kërkohet përgjegjësi institucionale, dhe hetime të menjëhershme.