Zejnepe Bekteshi ka rreth 18 vjet që punonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Mirëpo, këtë të martë asaj i është shkëputur kontrata e punës. Bekteshi thotë se nuk i është dhënë asnjë arsye për këtë.
Të njëjtin fat me të e kishte edhe Anda Kosha, e cila punonte në ANP tash e dy vjet.
Sipas punëtorëve, largimi nga puna erdhi për shkak se ishin pjesëmarrës në grevën e gushtit të 2019-s.