Fjalë Kyçe

Skandaloze: Në Klinikën Infektive mbetën pa alkool

Skandaloze: Në Klinikën Infektive mbetën pa alkool

Në Klinikën Infektive ku po trajtohen disa prej të infektuarve me virusin Covid-19, kanë mbetur pa alkool, që përbën një prej gjërave elementare që u nevojitet atje.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Metro, të cilat e kanë thënë se janë duke u neglizhuar plotësisht.

“Asnjë pikë alkool nuk është në infektive. Janë dalë dhe po kërkojnë në fabrika të prodhuesve vendor tash. Total neglizhues”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se edhe më herët u raportua se disa Klinika në vend kanë mbetur pa mjete elementare siç janë mantelët dhe maskat.

Ndërkaq, edhe mjekët që po punojnë në Merdare, e që kontrollojnë udhëtarët atje, kanë mbetur pa mjete mbrojtëse.

Mjekja Shqipe Ramadani, e cila është në krye të detyrës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, tha për KosovaPress se nuk kanë mjaftueshëm mjete mbrojtëse, për ta kryer këtë punë.

“Për momentin jemi mirë por jo mjaftueshëm. Unë për veten time nuk jam e kënaqur me këto pajisje, sepse janë të pamjaftueshme duhet të kursehemi shumë në dorëza, maska, uniforma. Kështu që kisha bë një lutje që ka mundësi të jemi më të lirë në atë që e përdorim, t’i ndërrojmë sa herë nevojitët, jo t’i ruajmë ato brenda ditës, me një palë doreza ose një maskë apo gardërobë”, u shpreh Ramadani.

Ndryshe në Kosovë deri tash janë shënuar 16 raste me Covid-19 në vende si Vitia, Malisheva, Klina, Podujeva, Prishtina, Prizreni dhe Obiliqi