Një qytetar në Prishtinë në mënyrë krejt të pandërgjegjshme ka hedhur nga ballkoni i banesës një lavatriçe.
Në pamjet e publikuara nga “Vrojtuesit e lagjes”, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Lakrishtë, konkretisht te “banesat e Shqipërisë”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Siç bëhet e ditur, në kat të parë të kësaj ndërtese është një çerdhe për fëmijë.
“Një veprim skandaloz besoj po shihet qartë aksidenti që kë mundur të shkaktohet me kojshinë poshto. Përves asaj në kat të parë vërehet qartazi që është kopshti për fëmijë. Bëhet fjalë për lagjen Lakrishtë banesat e Shqipërisë”, thuhet në postimin e faqes “Vrojtuesit e Lagjes”