Fjalë Kyçe

Skandaloze: Selektori Tumbakovic nuk e udhëheq Malin e Zi kundër Kosovës

Skandaloze: Selektori Tumbakovic nuk e udhëheq  Malin e Zi kundër Kosovës

Presioni nga Beogradi në prag të ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës më në fund ka pasur “efektin” e dëshiruar nga serbët.

Gazeta malazeze Vijesti.me njofton se përzgjedhësi Ljubisa Tumnbakovic nuk do ta udhëheqë Malin e Zi në ndeshjen e sotme, ndërsa në përbërje nuk do të jenë as futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic.

Selektori dhe futbollistët e lindur në Serbi, gjatë ditëve të fundit kanë qenë në presion të madh nga strukturat e Beogradit, të cilat edhe e arritën qëllimin e tyre.

Përfaqësuesja malazeze do të udhëhiqet nga Dzudović dhe Dragoje Lekovic.