Presidenti amerikan Donald Trump njihet si personazhi që arrin të ‘vjedhë’ titujt e parë të mediave me qëndrimet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik.
E ka bërë këtë me Justin Trudeau të Kanadasë, fytyrën e nevrikosur në takimin me Merkel por edhe gjestet në takimin me homologun rus Vladimir Putin.
Dhe këtë herë ia ka dalë edhe në mbledhjen e G20-s në Osaka të Japonisë, pasi me një gjest të thjeshtë bëri që media spanjolle të shpërthente me zemërim kundër tij.
Trump u tregua i prerë me kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, duke e urdhëruar atë të ulej para se të largohej pa hezitim.
Sanchez ia dëgjoi fjalën dhe u ul ndërsa në fytyrën e tij mbeti një shprehje mes një buzëqeshjeje të detyruar dhe një nervi që e ngacmonte thellë në ndërgjegje.
Pas kësaj mediat spanjolle shpërthyen me zemërim duke e quajtur mungesë respekti të presidentit amerikan ndaj kreut të qeverisë spanjolle.
‘Take a seat’: Donald Trump ‘humiliates’ Spanish PM at G20, says outraged Spanish press #TrumpsAnInternationalDisgrace pic.twitter.com/8SPLvlgTsq
— ҞALANI #Resist (@DontBooo_Vote) June 29, 2019