Skema piramidale dhe bixhoz ilegal/ Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë ndaj 16 personave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 16 të pandehurve.
Sipas aktakuzës të pandehurit: S.K., I.K., P.K., A.D., D.K., B.K., A.S., V.T., A.G., H.Xh., M.K., dhe D.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.
I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se në këtë rast janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme dhe para në llogari bankare, tokë me siperfaqe 1285 metra katrorë, shtëpi me sipërfaqe 306 metra katrorë, si dhe 6 banesa.