Ka eskaluar protesta në Shkup, teksa kanë nisur edhe përplasjet me policinë.
Pamjet direkte nga Shkupi, tregojnë se në mesin e të lënduarve ka edhe Policë.
Po ashtu, ka konfrontime masive mes protestuesve dhe policisë.
Disa autoambulanca janë në vendin e ngjarjes.
Kjo është dita e katërt që në Shkup po mbahet protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.