Modeli i fundit i Institutit Health Metrics në Universitetin e Washingtonit tregon se brenda 1 tetorit, në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të mbërrijë në 200.000, një shifër kjo më e lartë sesa përllogaritjet e fundit. Instituti pretendon se vdekjet ditorë duhet të nisin të shtohen në muajin shtator. Arsyeja kryesore sipas tij për një shtim të tillë të parashikuar viktimash janë “ rritja e lëvizjes dhe heqja dorë nga distancimi social”.
SHBA ka aktualisht më shumë se 120 mijë vdekje dhe mbi se 2 milionë raste të konfirmuara me virus, e ndjekur nga Brazili me më shumë se 850 mijë infeksione. Ndërkohë, disa ditë më parë gjiganti farmaceutik europian “AstraZeneca” arriti marrëveshje me disa vende evropiane për t’i furnizuar ato me 400 milionë doza të një vaksine eksperimentale që lufton COVID-19.
“AstraZeneca” arriti një marrëveshje që u quajt “Aleanca për vaksina gjithëpërfshirëse”, krijuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, për të përshpejtuar prodhimin e një vaksine që po testohet nga universiteti i Oksfordit, e që mund të jetë e disponueshme në fund të vitit.Kompania “AstraZeneca” ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme më parë me Britaninë, Shtetet e Bashkuara si dhe Institutin indian të Serumeve.