Anëtaret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, votuan dhe zgjedhën Kryesues të KGjK-së, Skender Çoçaj, me shumicë votash.
Mandati i tij, si kryesues i KGjK-së do të filloi me 8 mars 2019 deri më 5 korrik 2021, kur edhe përfundon mandati i tij si anëtar i KGjK-së.
Kundër kandidat, ai kishte kryesuesin aktual të KGjK-së, Nehat Idrizi.
“Para anëtarëve të Këshillit, Kryesuesi i sapo zgjedhur Çoçaj, e laboroi vizionin e tij për udhëheqjen e Këshilli gjatë mandatit të tij tre vjeçar, duke thënë se do të përmbushë këto objektiva: transparencën, rritjen dhe efikasitetin, llogaridhënien, bashkëpunimin ndërinstitucional me organizmat ndërkombëtar dhe shoqërinë civile”.
“Kryesuesi Çoçaj, tutje deklaroi se, duke u bazuar në Ligjin për Gjykata, konsideroi se çështje me urgjencë është edhe themelimi i Departamentit Special, funksionalizimi i këtij departamenti ka rëndësi të veçantë pasi që aty do të trajtohen çështjet e krimit të organizuar si dhe ato të korrupsionit të nivelit të lartë”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga KGjK-ja.
Skender Çoçaj, aktualisht është gjyqtar i departamentit të krimeve të rënda si dhe udhëheqës i departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren.