Fjalë Kyçe

Skënder Gega trajner i Prishtinës?

Skënder Gega trajner i Prishtinës?

Para një jave “Panorama Sport” paralajmëroi se Prishtina e presidentit Remzi Ejupi i kishte vënë “syrin” Skënder Gegës për të zëvendësuar Mirel Josën.

Gazeta ka mësuar se bisedimet kanë përparuar dhe Prishtina shikohet si destinacioni i ri i Gegës. Palët kanë gjetur marrëveshjen paraprake, teksa në ditët e ardhshme pritet të arrihet edhe akordi final.

Gega do të zëvendësojë Mirel Josën, i cili drejton prej 2 sezonesh klubin bardheblu të kryeqytetit kosovar. Mësohet se Gega ka kërkuar që ta nisë sezonin me fillimin e kampionatit dhe jo në Kupat e Europës.