Fjalë Kyçe

Skender Hyseni kritikon Kurtin në ballafaqimin e parë me Vuçiq: Arrogant dhe pa sens diplomatik

Skender Hyseni kritikon Kurtin në ballafaqimin e parë me Vuçiq: Arrogant dhe pa sens diplomatik

Ish-Koordinatori Nacional për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka kritikuar paraqitjen e parë të kryeministrit, Albin Kurti në dialog përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Ai tha se Kurti ka pasur sjellje arrogante dhe ishte përpjekje për ta ndërprerë dialogun.“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sipas tij, Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, ‘krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut’.“Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht atë që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës”, tha më tej Hyseni,Hyseni tha se kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit.

“Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urgjent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë. Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!”, tha Hyseni.

Por, sipas ish-ministrit të Jashtëm, dialogu do të mbyllet së shpejti.

“Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë. Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!”, tha ai.Hyseni sa ka qenë Koordinator Nacional për Dialogun Kosovë-Serbisë, në Qeverinë Hoti, kishte shkruar një raport 28 faqesh të cilin ia kishte dorëzuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti.