Fjalë Kyçe

Skënder Shengyli kritikon ashpër klubet: Pse po i transferoni këta lojtarë

Skënder Shengyli kritikon ashpër klubet: Pse po i transferoni këta lojtarë

Trajneri i njohur, Skënder Shengyli ishte i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe TV Zëri, transmeton zeri.info

Shengyli ka kritikuar klubet kosovare që po transferojnë lojtarë të huaj, për të cilët thotë se nuk dihet asgjë.

“Vijnë lojtarë nga Kosta Rika, nga Uruguai. Nuk dihet asgjë për ta, sa kanë luajtur, sa gola i kanë shënuar”, u shpreh Shengyli, transmeton Gazeta Olle.

I pyetur se pse nuk është trajner i skuadrës së parë së Lirisë, Shengyli ka thënë se për këtë gjë duhet të pyetet kryesia.

“Kjo nuk më takon mua. Kjo pyetje duhet t’i bëhet kryesisë”, deklaroi Shengyli.