Fjalë Kyçe

Skenderaj bëhet me kamera të sigurisë në 40 lokacione

Skenderaj bëhet me kamera të sigurisë në 40 lokacione

Që sot e tutje të gjithë ata që shkelin ligjin në Skenderaj, duke dëmtuar e ndotur hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi do të identifikohen nga policia përmes kamerave të sigurisë dhe do të dënohen për këtë vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal si dhe me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, kanë përuruar sistemin e sigurisë përmes instalimit të kamerave në 40 lokacione në qytetin e Skenderajt.

Sipas Jasharit, nga sot lëvizjet në Skenderaj do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia përmes këtyre kamerave.

“Kështu synohet që të reduktohen edhe më shumë dukuritë̈ negative dhe ndotja e dëmtimi i hapësirave publike dhe mjedisit në përgjithësi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë̈ tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon”, tha ai.

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, ka falënderuar Kryetarin Jashari si dhe komunën për këtë projekt duke thënë se këto kamera do të ndihmojnë policinë ne punën e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë̈ së Kosovës, viteve të fundit është shënuar rënie drastike e incidenteve dhe kështu me instalimin e këtyre kamerave do të arrihen edhe më shumë rezultate pozitive në rritjen e nivelit të sigurisë̈ së qytetarëve të Skenderajt, është thënë në një komunikatë.