Fjalë Kyçe

Skenderaj siguron finalen e madhe të Playoffit

Skenderaj siguron finalen e madhe të Playoffit

Skenderaj ka siguruar finalen e madhe të Playoffit, të enjten mbrëma, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Fer Volleyn.

Vashat e drejtuara nga trajneri Ylli Kadriu triumfuan me rezultat 2:3 (18:25, 13:25, 25:19, 25:20, 13:15), pasi në ndeshjen e parë fituan me rezultat 3-0 (25-20, 25-14, 25-21).

Kësaj radhe, skenderajaset hasën në rezistencë shumë më të fortë nga nikoqiret, të cilat luftuan fuqishëm, duke arritur të barazonte rezultatin në 2-2 në sete, pasi e gjeti veten në disavantazh pas dy seteve të parë.

Mirëpo, mysafiret nuk lejuan befasi dhe fituan setin e pestë me dy pikë diferencë, për të siguruar finalen e madhe të Playoffit.

Skenderaj, në finale, do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes M-Technologie dhe Drita.

Ekipi prishtinas kishte fituar ndeshjen e parë në Gjilan, ndërsa përballja e dytë luhet të premten me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.