Derbi i Anamoravës” që shquhet për tifozeri të jashtëzakonshme, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan GazetaAlo.
Për derbin e qytetit të Gjilanit, që tashmë po vlerësohet pasuri e futbollit kosovar, të dyja tifozeritë, “Skifterat” dhe “Intelektualët” janë gati për këtë super përballje.
Të dyja tifozeritë kanë premtuar se spektakli nuk do të mungojë edhe në tribunat e stadiumit të Prishtinës.
“Skifterat” dhe “Intelektualët” kanë paralajmëruar se në kryeqytet do të udhëtojnë në numër të madh dhe tribunat ku do të vendosen, do të jenë të mbushura, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë kur janë përballur dy ekipet gjilanase.
Gjilani – Drita, super derbi i javës së 26-të i IPKO Superligës nis nga ora 20:00. /Gazeta Alo