Fjalë Kyçe

“Skifterat” kërcënojnë çdo zyrtarë të Federatës dhe çdo gjyqtarë të saj

“Skifterat” kërcënojnë çdo zyrtarë të Federatës dhe çdo gjyqtarë të saj

Pas reagimeve nga zyrtarët e klubit dhe futbollistët kanë shpërthyer edhe “Skifterat” e Gjilanit.

Ata kanë kërcënuar publikisht zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kërcënimi vjen pas humbjes së Gjilanit në shtëpi 1:0 nga Flamurtari.

Sipas Gjilanit, fajtor kryesor për humbjen ishte gjyqtari Kreshnik Vula.

“Tradita e krimit ne futboll vazhdon! Prej sot çdo zyrtar i Federatës dhe refer i takimeve që niset në Gjilan do ta ketë seriozisht të cenuar sigurinë”, kanë shkruar Skifterat në faqen e tyre në ‘Facebook’

Edhe skuadra e Gjilani kishte reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në lidhje me mënyrën e ndarjes së drejtësisë nga Kreshnik Vula, teksa i ka bashkangjitur edhe pamjet televizive.