Fjalë Kyçe

“Skifterat” pritet ta pushtojnë kryqytetin

“Skifterat” pritet ta pushtojnë kryqytetin

Të dielen me fillim nga ora 20:00 zhvillohet derbi lokal i Gjilanit.

Kësaj radhe, ndeshja do të luhet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” pas dakordimit të dy kryesive të klubeve si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Skifterat do të jenë në pjesën veriore të stadiumit, ndërsa Intelektualët në atë jugore.

Tashmë të dyja tifozëritë kanë bërë përgatitjet rreth këtij derbi dhe pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur.

“Skifterat” kanë rezervuar 15 autobusë dhe shumë vetura private që të sigurojnë transportin e tifozëve drejt Prishtinës.

Mbetet të shihet se cili ekip do ta triumfojë brenda fushë dhe cila tifozëri do ta fitojë betejën në tribuna.

Ky është njoftimi i tifo grupit “Skifterat”.

E Diel – 07 prill 2019
Ora – 17:00h
Vendi – Shkolla “Selami Hallaqi”
Kodi i veshjes – ZI

Njoftohen te gjithe Skifterat te cilet do te udhetojne drejt stadiumit “Fadil Vokrri” qe te prezentojne me kohe ne orarin e percaktuar te udhetimit per tu furnizuar me bileta dhe per te vazhduar se bashku ne feste.

Udhetimi me 15 autobus eshte FALAS !

#Skifterat1999 #NderiQytetit #NukJaneThjeshteDyNgjyra
#TheCityIsOurs #WCAO